Visar Arifaj propozon që shtatorja e Ismail Qemalit të vendoset mbi objektin e Qeverisë

Vendimi Komunës së Prishtinës për vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit në oborrin e objektit të Qeverisë (ish Rilindja) e ka kundërshtuar asamblisti i Partisë së Fortë, Visar Arifaj.

Lajme

12/05/2015 11:45

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, kryetari legjendar, Visar Arifaj, ka thënë se Ismail Qemali asesi nuk bënë të vendoset në tokë, pasi ai meriton të ngritet sa më lartë.

Propozimi i tij në këtë rast ka qenë që shtatorja të vendoset mbi objektin e Qeverisë.

“Jam kundër sepse një figurë si Ismail Qemaili nuk duhet të krahasohet me ne dhe të vendoset në tokë, por duhet të ngritet e të vendoset mbi objektin e Qeverisë”, tha Arifaj.