Virusi Zika prek një shtatzanë në Evropë
Lajmi është bërë me dije nga mjekët spanjollë, të cilët komunikuan se bëhet fjalë për një paciente e cila më parë kishte vizituar Kolumbinë, nga ku edhe besohet se është infektuar.

Bota
Deri më tani, në kontinentin e vjetër, ishin regjistruar raste të ndryshme të të prekurve nga virusi, por jo të një gruaje shtatzënë. Kjo është edhe forma më e rrezikshme e infektimit nga Zika, pasi foshnja mund të lindë me një sërë komplikacionesh në tru.
Vetëm disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi këtë virus si një rrezik të nivelit të lartë, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me Ebola-n.
Një grup shkenctarësh dhe mjekësh do të mblidhen së bashku për të krijuar vaksinën, ndërkohë që për parandalimin e përhapjes së Zika-s është vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme parash. Tek të rriturit simptomat e virusit Zika janë ethet, skuqja dhe dhimbja e muskujve.