Virusi Zika po i afrohet Evropës

Zyrtarët në katër shtete latine u kanë bërë thirrje grave të shmangin shtatzëninë pas shqetësimeve në lidhje me një sëmundjen që është duke shkaktuar defekte të rënda të lindjes.

Bota

23/01/2016 13:00

Kolumbia, Ekuadori, El Salvador dhe Xhamajka kanë rekomanduar vonimin e shtatzënisë deri sa të dihet më shumë në lidhje me virusin që shkaktohet nga mushkonjat, transmeton arbresh.info.

Kjo pasoi një shpërthim në Brazil.

Brazili ka njoftuar se numri i foshnjave të lindura me mikrocefali – ose koka abnormalisht të vogla, ka arritur në rreth 4,000 që nga tetori.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore amerikane kanë paralajmëruar gratë shtatzëna të shmangin udhëtimin në më shumë se 20 vende të Amerikës dhe më gjerë, ku janë regjistruar raste të Zikës.

Virusi nuk është ngjitës dhe ka simptoma të gripit.