Virusi “Zika” përhapet në Evropë, një person i prekur në Danimarkë

Shënohet një tjetër rast i virusit të tmerrshëm “Zika” në Evropë, kësaj herë në Danimarkë.

Bota

27/01/2016 12:20

Një turist danez ka rezultuar pozitiv ndaj këtij virusit që shkakton deformime tek të porsalindurit.

Pacienti dyshohet të jetë kontraktuar nga virusi ndërsa udhëtonte nëpër Amerikën Jugore dhe Qendrore, ku Zika po përhapet tani, raportojnë mediat daneze.

Pacienti mësohet se është duke u trajtuar në spitalin universitar në Aarhus, qyteti i dytë më i madh Danimarkës.

Dane mbërriti në Departamentin e Sëmundjeve Infektive me simptoma të gripit, përfshirë ethe, dhimbje koke por analizat më vonë zbuluan se pacienti ishte infektuar me virusin Zika.

Rasti i ri në Danimarkë vjen pas atyre në Itali, Spanjë, Britani e Madhe dhe Zvicër.

Deri tani nuk është gjetur kura për shërimin e virusit “Zika”. Ai nuk transmeton nga njeriu te njeriu.

Mbartës dhe transportues i saj është një mushkonjë e quajtur Aedes Aegypti, që rritet në Amerikën Latine. 22 vende të këtij kontinenti janë prekur deri tani nga virusi i tmerrshëm