Virusi në Kinë: Njerëzit e infektuar shihen ‘të vdekur në rrugë’

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë se si njerëzit janë rrëzuar në tokë, ndërsa trajtohen nga mjekët të veshur me rroba speciale në Wuhan, Kinë.

Bota

24/01/2020 09:38

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, njerëzit mund të shihen të shtrirë të palëvizshëm në tokë, në qytetin i cili është vendosur në mbyllje pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës.

Pneumonia Wuhan është emri për një coronavirus të ri i cili ka goditur 41 persona që nga shpërthimi në qytetin kinez Wuhan, i cili është quajtur “qytet kufomash”.

Gjithashtu disa pamje tjera të publikuara në rrjetet sociale tregojnë mjekët në kostume dhe maska gazi duke dashur të trajtojnë një burrë të shtrirë në tokë, ndërsa kalimtarët shikojnë ngjarjen.

Një fotografi gjithashtu që është postuar në Instagram, tregon një burrë duke e shtrirë në shpinë jashtë një dyqani ndërsa mjeku i veshur me një kostum qëndron mbi të.

Dëshmitarët pretendojnë se viktima, e cila ishte e veshur me një maskë mbrojtëse, humbi vetëdijen dhe u rrëzua ndërsa priste në linjë për dokumentet.

Wuhan, nga supozohet ta ketë origjinën virusi, është “futur në karantinë”, pasi virusi vazhdon të përhapet.

Ndryshe, Kina deri më tani ka konfirmuar për 830 raste të prekura me virusin dhe 25 vdekje.

Simptomat përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje dhe në raste më të rënda, mund të shkaktojë pneumoni, si dhe dështim të veshkave.