Virusi kinez mbërrin në Amerikë

23:07 | 21 Janar 2020

Një mashkull 30-vjeçar u shtrua në spital në Everett, pranë Seattle, me koronavirusin e ri kinez, njoftuan sot Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).

Konfirmohet kështu rasti i parë në SHBA, vendi i fundit i prekur, pas Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajlandës dhe Tajvanit.

Individi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte vizituar ndonjë nga tregjet ku janë shfaqur raste të shumta në Wuhan, në Kinë.

Ai vetëm kishte udhëtuar në rajon, njoftoi Nancy Messonnier, drejtuesja e Qendrës së Sëmundjeve Respiratore të CDC, në një konference telefonike për shtyp.