Virusi i prodhuar nga inxhinierët, shpresë për një vaksinë kundër koronavirusit

Një virus që u jep qenve kollë qenve, por është i padëmshëm tek njerëzit mund të jetë çelësi i një vaksine kundër koronavirusit.

Bota

07/04/2020 22:03

Një ekip nga Universiteti i Iowa ka testuar virusin e krijuar nga ta tek minjtë e infektuar me MERS, një virus i lidhur me COVID-19, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ata zbuluan se minjve që ua dhanë virusin e gjeneruar gjenetikisht dhe më pas e infektuan me COVID-19 mbijetuan nga infeksioni.

Paul McCray dhe ekipi i tij thonë se qasja e tyre për trajtimin e MERS – i cili e detyron sistemin të shkaktojë përgjigje imune – gjithashtu mund të funksionojë edhe kundër COVID-19.

Studiuesit e Iowa shtuan një gjen shtesë në ARN-nëe një virusi të quajtur parainfluenza 5 (PIV5) në mënyrë që qelizat e infektuara të prodhojnë proteina të përfshira në infeksionin MERS.

Ekipi multidisiplinar ka studiuar MERS – Sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme – që prej një shpërthimi në vitin 2012, pasi ka një shkallë vdekshmërie prej mbi 30 përqind. /Lajmi.net/