‘Virgjëreshat e Betuara’

Fenomeni shqiptar i njohur si “Burrneshat” ose si “Virgjëreshat e Betuara” është një traditë e cila daton që prej shekullit të 15’të. Kjo traditë është duke u parë si e vjetëruar. Shikoni fotot e grave që kanë jetuar si burra.

Lajme

04/01/2014 20:36

Fotografi Jill Peters kaloi një kohë duke zbuluar një fenomen unik antik shqiptar, të njohur si “burrneshat”- të betuara në virgjëri, femra këto që heqin dorë nga feminiteti i tyre dhe jetojnë gjithë jetën e tyre si burra.

Kjo traditë daton që prej shekullit të 15’të, e cila është praktikuar në familjet të cilat nuk kishin djem që do të mund të merrnin përsipër biznesin familjar.

Por, Jill Peters gjithashtu jep një shpjegim tjetër.

“E drejta për të votuar, për të ngarë makinën, për të udhëhequr një biznes, për të fituar para, për të pirë alkool dhe duhan, për të sharë, për të pasur të drejtë për të bartur armë dhe për të veshur pantallona, ishte e drejtë ekskluzive tradicionalisht e lejuar vetëm për meshkujt.”

“Vajzat e reja zakonisht detyroheshin që të martoheshin shumë të reja, përmes martesave me shkuesi, shpesh nga ndonjë plak nga ndonjë fshat më i largët. Si alternativë, erdhi Virgjëria e Betuar, ose ‘burrnesha’, gjë e cila ngriti statusin e femrës në atë të mashkullit duke i garantuar asaj të gjitha të drejtat dhe privilegjet e meshkujve.”

“Në mënyrë që të transmetohej ky tranzicion, gratë prisnin flokët, visheshin me rroba të meshkujve dhe ndonjëherë ndërronin dhe emrin.”

“Gjestet mashkullore përdoreshin në fillim dhe më pas ato bëheshin si natyra e tyre e dytë. Më e rëndësishmja nga të gjitha, ajo si kusht kishte që të mbeste për tërë jetën e saj beqare dhe të ishte e virgjër. Ajo pastaj u bë Ai.”

“Kjo praktikë akoma vazhdon edhe sot e kësaj dite, por përderisa modernizmi ka marrë hov, kjo praktikë është e drejtuar kah fshatrat më të vogla, ku kjo traditë arkaike shihet gjithnjë e më shumë si traditë e vjetruar. Vetëm disa Virgjëresha të Betura të plakura kanë mbetur.”