Vip-at tonë krenar që janë shqiptar (VIDEO)

Marshimit të paqes në Francë iu bashkua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa bashkë me te ishin edhe  katër krerët e komuniteteve fetare të shqiptarëve, të cilët mbaheshin dorë për dore me njëri tjetrin, duke përçuar kështu një mesazh të fort e mbresëlënës për tërë botën. E krenarë për këtë sot u ndjen edhe VIP-at tanë…

ShowBiz

11/01/2015 22:10

Kanë treguar shpesh se janë patriot dhe e duan endin e tyre. E edhe sot nuk u duruan pa theksuar se janë krenar që janë shqiptar. Kjo pasi panë katër prijësit e religjioneve fetare në Shqipëri, të cilët të lidhur dorë për dore dhanë mesazhin më të bukur sot në Francë.

Ishte Rovena Dilo ajo e para që postoi fotografinë e tyre, ndërsa la mbishkrimin. “Marshimi më emocionues e më unik i Shqipërisë. Ne dimë të jemi kaq të bukur, kaq të mençur, kaq model i jashtëzakonshëm. Kur shqiptarët duan, realizojnë gjithçka” shkruan Dilo, transmeton lajmi.net

Njëlloj e ndje edhe Flori Mumajesi i cili postoi videon e marshimit, ndërsa la mbishkrimin. “Kjo është kulturë”.

Edhe Blero, këngëtari ynë i njohur u emocionua nga marshimi i sotëm, ai në Instagram ka shkruar. “Le të  marrë vesh bota për Shqiptarët. Bravo Edi Rama”. Lajmi.net