VIP-at tanë dhe Halloween-i

Artistët tanë janë përkujdesur që këtë natë të Halloween të ndryshojnë fytyrat e tyre nga përditshmëria, këto janë disa nga maskimet e natës së sontme.

ShowBiz

01/11/2014 00:18

Këtë herë artistët e grimit kanë pasur më shumë punë në bukuroshet tona të estradës, duke u përkujdesur që t’i grimojnë në mënyrat nga më të ndryshmet.

Agjentina, Tuna, Agnesa Vuthaj janë ndër artistet që kanë guxuar të bëjnë një grim pak më ndryshe dhe më të frikshëm se zakonisht, ndërsa të tjerët kanë veshur kostume e maska që t’i përshtaten festës.

Argjenitina Ramosaj nuk ka prituar të grimohet dy herë, ndërsa, megjithëse jo sonte, Genta Ismajli na ka dhuruar këtë herë një sesion të plotë të fotografive të realizuara nga Artan Korenica ku shihet në tri lloje të ndryshme maskimi, foto të cilat mund t’i shihni në këtë artikull në Lajmi.net.

Julian Deda nuk ka dashur të harxhohet këtë herë, duke bërë një maskë ‘natyrale’ me fytyrë kurse Kaltrina Selimi ka veshur djalin e posalindur me një kostum.

Këto janë disa fotografi të siguruara nga Lajmi.net, dukjet e VIPave tanë për këtë vit.