Viola Von Cramon përplaset me Policinë e Kosovës në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon gjatë ditës së sotme e ka vizituar veriun e vendit. Në një momentë gjatë vizitës së saj ajo është përballur edhe me dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Reagimi i saj ndaj tyre ka qenë shumë i ashpër. “Ku është kërcënimi?” Çfarë ju solli këtu?”, tha raportuesja…

Lajme

28/05/2023 18:23

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon gjatë ditës së sotme e ka vizituar veriun e vendit.

Në një momentë gjatë vizitës së saj ajo është përballur edhe me dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Reagimi i saj ndaj tyre ka qenë shumë i ashpër.

“Ku është kërcënimi?” Çfarë ju solli këtu?”, tha raportuesja evropiane për Kosovën në një bisedë të shkurtër me njësitet speciale të Policisë së Kosovës para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Njëri nga Policët e Kosovës iu është përgjigjur raportues për Kovën në Parlamentin Evropian.

“Ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet, këtë e kemi për detyrë’’ dëgjohet ti ketë thënë zyrtari policor raportuesës për Kosovën.

Theksojmë se të premten kryetarët e zgjedhur në pjesën veriore të vendit shkuan në Komunë për të ushtruar detyrën e tyre.

Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën.

BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”./Lajmi.net/