Vinicius: Ronaldo është një legjendë

Vinicius Junior e ka cilësuar Cristiano Ronaldon një legjendë të Real Madridit.

Sport

20/03/2019 22:22

Sulmuesi brazilian që po kalon sezonin e parë te Real Madrid, gjatë një interviste për Cadena Ser, është pyetur se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo.

“Nuk e di, por mund të them se Cristiano është një legjendë e Realit”, ka deklaruar Vinicius, përcjell ‘lajmi.net’.

“Tifozët e duan shumë, është një lojtar që ka fituar kaq shumë trofe me këtë klub”.

“Tani ai nuk është më këtu, por në këtë ekip ne ende kemi më të mirët”./Lajmi.net/