Vinicius Jr. ritestohet për COVID-19, sot priten rezultatet

Zinedine Zidane zbuloi në konferencën për shtyp të enjten se kishte një problem me testin e COVID-19 për Vinicius dhe se braziliani është dashur ta ribëjë edhe njëherë atë.

Sport

09/07/2020 14:31

Trajneri e zbuloi këtë kur u pyet për Luka Jovic, i cili është në izolim pas kontaktit me një mik të tij, i cili testoi pozitiv për virusin.

Pasi përmendi aksidentalisht një test të gabuar, Zidane sqaroi se ai nuk po i referohej Jovicit dhe se është Vinicius që e kishte problemin, përcjell lajmi.net.

“Mjekët më njoftuan se testi shkoi keq dhe se duhet ta përsërisim”, tha ai para se të pyeteshin për të sqaruar se çfarë nënkuptonte ai “keq”.

”Ndonjëherë ka gabime. Kjo mund të ndodhë. Kurdo që të ndodhë diçka e tillë, lojtari nuk mund të stërvitet”.

“Shpresoj se nuk është asgjë dhe se ai mund të jetë me ne për ndeshjen e së premtes.Ne do t’i kemi rezultatet e tij sot pasdite”, përfundoi francezi. /Lajmi.net/