Vinicius Jr kishte shqetësime gjatë ndeshjes, Ancelotti jep detaje

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e tyre. Vinicus Jr mbrëmë ndaj Almerias pësoi një goditje me ç’rast kërkoi që të largohet nga loja. Kjo shkaktoi panik në kampin madrilenë dhe tifozët e klubit, transmeton lajmi.net. Kjo pasi Reali ndodhen në një kohë kritike, pasi janë në…

Sport

30/04/2023 13:44

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e tyre.

Vinicus Jr mbrëmë ndaj Almerias pësoi një goditje me ç’rast kërkoi që të largohet nga loja.

Kjo shkaktoi panik në kampin madrilenë dhe tifozët e klubit, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi Reali ndodhen në një kohë kritike, pasi janë në garë për Ligën e Kampionëve dhe do luajnë në finale të Kupës së Mbretit.

Megjithatë, Vini ka pësuar vetëm një goditje dhe do jetë me ekipin e tij në finale të kupës.

“Vini Jr mori një goditje, por nuk është serioze. Ai do të jetë gati për finalen e Kupës së Mbretit”, ishin fjalët e Ancelottit.

Vlen të përmendet që brazilian është shndërruar një lojtar tejet të rrezikshëm për kundërshtarin, andaj edhe cilësohet si lojtari më i faulluar në ligën spanjolle.

Finalja e Kupës së Mbretit zhvillohet më gjashtë maj, ndaj Osasunës, nga ora 22:00./Lajmi.net/