Vinicius Jr do të mbetet në Madrid

Sulmuesi Vinicius Junior nuk do të largohet nga Real Madrid.

Sport

22/07/2021 12:27

Vinicus Jr është lidhur së fundmi me një largim nga Real Madrid, transmeton lajmi.net

Thuhej se sulmuesi mund të largohet në drejtim të Man Utd, por këto lajme nuk ishin të vërteta dhe ai priet të mbetet në Madrid.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Los Blancos” nuk janë duke konsideruar shitjen e yllit të tyre këtë verë, dhe gjithashtu nuk janë në bisedime me asnjë skuadër për të.

Junior konsiderohet i ‘paprekshëm’ dhe e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë.

21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 49 ndeshje me klubin e tij në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe shtatë asistime. /Lajmi.net/