Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Vinicius i bindur: Jemi skuadër më e mirë se Barcelona

10:49 | 23 Maj 2020

Vinicius Junior ka deklaruar se Real Madrid dëshiron të fitojë La Ligan, si një mënyrë për t’iu rikthyer tifozëve të klubit pas pandemisë së koronavirusit.

La Liga është pezulluar që nga muaji mars shkaku i krizës së COVID-19, megjithëse liga shpreson të rifillojë në qershor.

Real Madrid ka qenë dy pikë larg rivalëve të Barcelonës në renditje në kohën kur u vendos për pezullimin e kampionatit.

“Unë i kam shikuar përsëri ndeshjet dhe mendoj kështu. Unë mendoj se ishim më të mirë se ata në më shumë aspekte”, tha Vinicius për Marca kur u pyet nëse Real Madrid ishte skuadër më e mirë se Barcelona në dy takimet e tyre në La Liga këtë sezon, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira deri më tani dhe ne duhet të rimarrim formën tonë më të mirë Ne jemi vërtetë të uritur për t’u rikthyer, për të fituar dhe ne duam të fitojmë këtë titull të ligës për tifozët tanë. Njerëzit kanë vuajtur shumë dhe ne duam t’u japim tifozëve të Real Madrid diçka për të duartrokitur në këtë situatë”.

“Rezultati kundër Real Betis ishte një turp i madh. Tani ne kemi një mision që nuk mund të dështojmë. Ne nuk mund të dështojmë dhe nuk do të dështojmë”./Lajmi.net/