Vinicius – Benzema, dyshja e Realit e vetmja me figura të dyfishta të golave në Evropë këtë sezon

Real Madridi triumfoi të shtunën mbrëma ndaj Real Sociedadit me rezultat solid 2-0 si mysafir.

Sport

05/12/2021 09:25

Golat për madrilenët u realizuan nga Vinicius Junior e Luka Jovic.

Goli hapës i Viniciusit nënkupton që ai tani ka arritur në kuotën e 10 golave të shënuara në La Liga këtë sezon.

Braziliani i bashkohet bashkëlojtarit të tij, Karim Benzemas tani me mbi 10 gola të shënuara në La Liga, duke u bërë dyshja e vetme te një skuadër me 10+ gola të shënuara në Top 5 ligat evropiane, raporton Opta.

10 – Real Madrid janë skuadra e parë me lojtarë të ndryshëm që shënon 10+ gola në pesë ligat më të mira evropiane këtë sezon: Karim Benzema  (12) dhe Vinícius Júnior (10).

Benzema dhe Vinicius njëherit janë dy golashënuesit më të mirë të La Ligas këtë edicion deri më tani. /Lajmi.net/