Vin Diesel përcjell një mesazh

Ylli i filmit Fast & Furious, Vin Diesel nuk është edhe aq aktiv në instagram sikurse disa nga kolegët e tij.

ShowBiz

12/07/2015 10:29

Por siç duket ai shfaqet vetëm kur ka diçka të rëndësishme për të thënë.

Së fundmi ai ka ndarë diçka filozofike me adhuruesit e tij.

“Fol vetëm atëherë kur fjalët e tua janë më të bukura se heshtja jote”, ka shkruar Diesel në instagramin e tij.

Aktori hollywood-ian së fundmi ka qenë pjesë e serive të filmave Fast & Furious. Emri i tij i vërtëtë është Mark Sinclair por në skenë njihet si Vin Diesel.

Para disa muajsh është bërë e ditur se në filmin e ardhshëm të Fast & Furious ai do të luajë me aktoren ikonë të filmave, Helen Mirren. /Klan Kosova