Vin Diesel falënderon Paul Walker për inspirimin që i dha për muzikë

Vin thotë se Paul e ka inspiruar për muzikë.

ShowBiz

01/11/2020 09:47

Vin Diesel dhe Paul Walker ishin dyshja më e preferuar në filmin “Fast and Furious”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Pasi Walker ndërroi jetë, Diesel duket se ka gjetur inspirimin adekuat për të filluar me projekte muzikore.

Ai gjatë një interviste për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, u shpreh Vin Diesel./Lajmi.net/