Villota, e vdekur në dhomën e hotelit

Ish ngasësja testuese në Formula 1, Maria de Villota është gjetur e vdekur në moshën 33-vjeçe. Radio Cadena Ser raportoi se Villota vdiq në dhomën e një hoteli në Sevilla pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta këndellur atë. Deri më tani nuk ka detaje të tjera por në një komunikatë të publikuar në profilin…

Sport

11/10/2013 09:39

Ish ngasësja testuese në Formula 1, Maria de Villota është gjetur e vdekur në moshën 33-vjeçe. Radio Cadena Ser raportoi se Villota vdiq në dhomën e një hoteli në Sevilla pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta këndellur atë.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera por në një komunikatë të publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruante: “Miq të dashur: Maria na ka lënë. Ajo u desh të shkonte në parajsë sikurse të gjithë engjëjt. I falënderohemi Zotit për kohën që e ka lënë së bashku me ne”.

Kurse, një zëdhënëse e policisë deklaroi: “Dyshojmë se bëhet fjalë për vdekje natyrale, por nuk mund të konfirmojmë ende asgjë”, para se të njoftojë se ekspertët e forenzikës dhe policia nga njësiti i vrasjeve kishin ardhur për ta ekzaminuar rastin.

De Villota ishte në Sevilla për tu paraqitur në konferencën “What Really Matters”, që u anulua. Ajo kishte bërë bujë në korrik 2012, kur humbi njërin sy pasi ishte përfshirë në një aksident me ekipin e Marussias në F1.