Villas-Boas ishte afër Barcelonës

Strategu i Zenit St Petersburg, Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se ishte afër emërimit në postin e trajnerit të Barcelonës, si pasardhës i Tito Vilanovas.

Sport

07/03/2015 14:49

Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se ishte afër emërimit në postin e trajnerit të Barcelonës, si pasardhës i Tito Vilanovas.

Por, në fund drejtimin e skuadrës e mori Gerardo Martino.

“E gjithë bota e di se ishim në kontakt, nuk mund ta mohoj”, deklaroi Villas-Boas, për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Trajneri i Zenit St Petersburg, po ashtu komentoi mundësinë nëse mund të angazhohet në Camp Nou në të ardhmen.

“A mund të kem të ardhme në Barcelonë? Tani për tani jam i lidhur me Zenitin”, përfundoi ai.