Villareali konfirmon transferimin e Gabriel te Arsenali

Skuadra e Villarealit ka konfirmuar transferimin e lojtarit Gabriel të gjiganti anglez, Arsenali.

Sport

24/01/2015 22:25

Villareali ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për të larguar Gabrielin te skuadra e Arsenalit.

Mbrojtësi qendror i Villarealit, braziliani, Gabriel Paulista tashmë është transferuar në mënyrë zyrtare te Arsenali.

Si pjesë e këtij transferimi është dhe Joel Campbell i cili do të kalojë te skuadra spanjolle në formë huazimi.