Vilanova e bindi Messin të mos largohej nga Barça

Tito Vilanova mund ta ketë bindur Lionel Messin të qëndrojë në Barcelonë. Mediat spanjolle shkruajnë se ish trajneri spanjoll, që ndërroi jetë në muajin prill, i kishte thënë yllit argjentinas të mos largohej nga Camp Nou.

Sport

05/06/2014 12:33

Një lajm bombastik e ka publikuar të enjten televizioni spanjoll TV3. Sipas asaj që thuhet, Lionel Messi kishte shkuar tek Tito Vilanova pak para vdekjes së këtij të fundit dhe ia ka zbuluar atij dëshirën për t’u larguar nga Barcelonë.

Mirëpo, ishte pikërisht sh trajneri i gjigantit katalunas, i cili ndërroi jetë në muajin prill, ai që e ka bindur yllin argjentinas që të kthehej në hapat e parë, duke e bindur që të qëndronte tek Blaugrana.

Një premtim që e kishte dhënë Messi, e të cilin me siguri se do ta mbajë deri në fund të karrierës. Kjo ishte ‘dhurata’ e fundit e Titos për Barcelonën…