Viktoria Plzen – Ballkani: Këto dy kanale televizive e transmetojnë drejtpërdrejt takimin

Ballkani e nis sot aventurën në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës për herë të dytë në dy vitet e fundit. Kampioni i Kosovës do të ketë punë në udhëtim me Viktoria Plzen në Çeki, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net. Ballafaqimi mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit do të transmetohet direkt në Klan…

Sport

21/09/2023 12:49

Ballkani e nis sot aventurën në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës për herë të dytë në dy vitet e fundit.

Kampioni i Kosovës do të ketë punë në udhëtim me Viktoria Plzen në Çeki, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net.

Ballafaqimi mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe ArtSport 1.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e platformës Artmotion.

Ndeshja e sotme mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit zhvillohet nga ora 21:00.

Në Grupin C së bashku me Ballkanin dhe Viktoria Plzen janë edhe Dinamo Zagreb e Astana./Lajmi.net/