Viktimat e para ruse në Siri

Të paktën tre rusë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, kur një granatë ka eksploduar në vendndodhjen e tyre në provincën siriane Latakia, thonë ruse, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Bota

20/10/2015 18:13

Nëse këto burime arrijnë të konfirmohen, i bije që këta të jetë viktimat e para ruse që nga 30 shtatori, atëherë kur nisi edhe fushata ushtarake në Siri.

Ende nuk ka pasur ndonjë reagim qoftë nga zyrtarë sirianë apo ata rusë.

Drejtori i Vëzhguesve sirianë për të drejtat e njeriut me seli në Londër, Rami Abdul Rahman, ka thënë për Reuters se burimet në terren kanë konfirmuar vrasjen e rusëve, në një incident i cili ka ndodhur të hënën në mbrëmje, duke mos treguar numrin e të vrarëve.

Burimi por qeveritar i ka bërë të ditur agjencisë britanike se në vendin ku ka rënë kjo granatë, janë gjetur të paktën 20 rusë, transmeton lajmi.net.

“Mbi 90 për qind besohet se granata ka rënë nga grupet terroriste”, ka thënë ky burim./lajmi.net/