Viktimat e heshtura të dhunës: 4 milionë fëmijë kanë mbetur jetim në Kongo

Më shumë se 4 milionë fëmijë e kanë humbur të paktën njërin prindër në Kongo, gjatë dy dekadave të fundit, viktimat e heshtura të cikleve të vazhdueshme të dhunës.

Bota

28/11/2016 12:26

Më shumë se 26 milionë jetim jetojnë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, aty ku Kongo ndodhet – i cili është numri i dytë më i madh i jetimeve në botë pas Azisë Jugore, sipas Kombeve të Bashkuara, transmeton Express.

Këta fëmijë janë rritur midis konfliktit të ndezur nga mosmarrëveshjet etnike dhe lufta për minerale të vlefshme.

Dhuna dhe zhvendosja janë duke shkatërruar traditën familjare për kujdesin ndaj fëmijëve.