Vikendi me katër derbi

Kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht interesante sepse në ligat kryesore evropiane do të zhvillohen katër derbi të nxehtë.

Sport

31/10/2014 21:17

Fundjava si zakonisht është e pasur me ndeshje të ligave kryesore evropiane.

Por, kësaj radhe ato do të kenë një shkëlqim edhe më të veçantë për faktin se në disa prej ligave kryesore do të ketë ballafaqime derbi mes ekipeve të mëdha. Në Premierligë të dielën do të takohen Manchester City dhe rivali i qytetit, Manchester United.

Kurse, një ditë më herët, të shtunën, Borussia Dortmund do ta vizitojë Bayern Munichun.

Në Serie A, Napoli pret Romën të shtunën kurse në Turqi të dielën takohen rivalët Besiktas – Fenerbahce.