Vijueshmëria në ligjërata, studentët nga Janari do të evidentohen me kartela
Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka promovuar implementimin e sistemit të menaxhimit dhe monitorimit të vijueshmërisë në mësime.
Lajme
Nëpër të gjitha sallat të cdo njësie akademike, tanimë do të vendosen lexuesit e kartelave të cilët do të evidentojnë vijueshmërinë e studentëve në ligjërata. Ndërkaq në hyrje dhe në dalje të sallave studentët do të prezentojnë ID kartelat e tyre.
Ky sistem synon që të mbajë një evidencë më të saktë sa i përket angazhimit të studentëve në mësime.
Kjo procedurë e re digjitale do të hyjë në funksion me fillimin e semestrit të dytë .