Vijon propaganda e IS: Al-Baghdadi jep tjetër mesazh

Media e grupit militantë Shteti Islamik (IS), "Al-Furqan", ka lëshuar një mesazh audio ku pretendohet se flet lideri i grupit terrorist, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili, nëse konfirmohet, është mesazhi i parë i këtij lloji gjatë këtij muaji.

Bota

14/05/2015 23:29

Al-Baghdadi i bën thirrje myslimanëve që të marrin armët dhe të emigrojnë në kalifatin e shpallur nga IS në zonat e Sirisë dhe të Irakut.

Analistët janë shprehur se zëri duket se është i Al-Baghdadi-it, por deri tani nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Fati i liderit të IS është i paqartë mes raporteve të sulmeve ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër bazave të terroristëve.

“Nuk ka asnjë justifikim për asnjë mysliman për të mos emigruar në shtetin islamik. Bashkimi në këtë luftë është detyrë për çdo mysliman. Ne po ju bëjmë thirrje ju ose të bashkoheni ose të luftoni kudo ju jeni”, thuhet në mesash.

Në një mesazh të fundit të Ministrisë së Brendshme irakiane thuhej se Al-Baghdadi ishte plagosur rëndë në një sulm ajror të koalicionit në muajin mars. Megjithatë, nga raporte të tjera duket se ky lajmi i plagosje së liderit të IS ishte i pasaktë./ Top Channel/