Vijnë reagimet e para pas ‘zënkës’ Salah – Klopp

Liverpool ka hedhur poshtë pretendimet e medieve në Spanjë se Mohamed Salah po kërkon largimin nga ‘Anfield Road’.

Sport

17/04/2019 19:28

Media e njohur spanjolle ‘AS’, gjatë ditës ka raportuar se Mohamed Salah është i pakënaqur te Liverpool, dhe se po kërkon largimin.

E gjitha kjo sipas mediumit në fjalë ka ardhur pas një zënke të vazhdueshme mes lojtarit dhe trajnerit Jurgen Klopp.

‘Mirror’ shkruan se Liverpool ka hedhur poshtë këto pretendime për largimin e Salah, përcjell ‘lajmi.net’.

Në anën tjetër, nuk ka munguar edhe reagimi i agjentit të lojtarit, Ramy Abbas Issa.

Issa shkrimin e ‘AS’ e ka cilësuar shumë qesharak.

Liverpool dhe Salah po kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku sonte përballen me Porton në udhëtim./Lajmi.net/