Vihet gurthemeli i fushës ndihmëse të futbollit në Gjilan

Ministrja për kultur, rini dhe sport, Vlora Dumoshi ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i fushës ndihmëse të futbollit në Gjilan.

Sport

02/07/2020 15:30

Ajo ndër të tjera ka theksuar se nuk do të ndalet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në sport.

”Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Kosovës do të investojmë në infrastrukturën sportive.
Gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit bashkë me kryetarin, Lutfi Haziri, vendosëm gurthemelin e fushës ndihmëse të futbollit, në vlerën prej 500.000.
Uroj që kjo fushë të rrisë futbollista të suksesshëm që do të triumfojnë nëpër botë.
Po ashtu ftova të gjithë të rinjtë e Gjilanit dhe çdo qyteti tjetër të aplikojnë nëpër projektet e ministrisë, sepse në fondin emergjent që na është ndarë, pjesën e rinisë do ta përkthej në vende punësimi.
Synimi im është parandalimi i migrimit!
Çdo i ri i Kosovës është si fëmiu im, si nanë e kuptoj shumë mirë, prandaj prioritet do të jetë ngritja e kapaciteteve të të rinjve të Kosovës dhe përmirësimi i kushteve për çdo aktivitet të tyre kulturor dhe sportiv”, ka shkruar Dumoshi. /Lajmi.net/