Vihet edhe një datë për Ligjin për Prishtinën

Ligji për Prishtinën i cili rregullon statusin dhe organizmin e Komunës së Prishtinës pritet  t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës në qershor të këtij viti.

Lajme

05/03/2017 11:23

Nuk ka vite që nuk i vihet datë bërjes së Ligjit për Prishtinën. Për arsyeje të ndryshe datat nuk dalin asnjëherë. Ketë herë, Ministria e Admistrimit të Pushtetit Lokal po synoni që draftligjin ta dërgojë në Qershor të këtij viti, shkruan lajmi.net.

“Ligji për Kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën është në agjendë legjislative për 2017, është paraparë që ligji pas kalimit të procedurave të parapara ligjore të dërgohet në Qeveri në qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur për lajmi.net Zyra për marrëdhënie me publikun e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Meqë Ligji do të trajtojë kryeqytetin, në MAPL kanë thënë se menagjmenti aktual i ka dhënë sugjerimet e veta dhe se të njëjtat janë inkorporuar në draft.

“Komuna e Prishtinës ka qenë e përfshirë në fazën e draftimit të Ligjit për Prishtinën. Udhëheqësi i zyrës ligjore nga Komuna e Prishtinës është anëtarë i grupit punues për hartimin e draft-Ligjit për Kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën, gjitha komentet sugjerimet që janë paraqitë nga Komuna e Prishtinës përmes anëtarit te tyre janë përfshirë ne draft-ligjin aktual”, kanë thënë në MAPL.

Prishtina është kryeqytet i Republikës së Kosovës.  Ndërkaq, neni 13 i Kushtetutës së

Republikës së Kosovës dhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale parashohin që statusi i

kryeqytetit të rregullohet me ligj të veçantë. Më këtë Ligj Prishtina do të këtë kompetenca më të mëdha në shumë fusha, ndërkaq synohet të rregullohen kufijtë komunal, do të ketë granti qeveritar, Prishtina synon të menaxhojë me objektet dhe terrenet sportive, zonën metropolitane të Prishtinës, etj. /Lajmi.net/