Viets për UNESCO: Të gjithë prisnim rezultat ndryshe

16:41 | 10 Nentor 2015

Angelika Viets

Në lidhje me mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO sot ka reaguar edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets.

Në reagimin e saj në Facebook Viets ka thënë se kishte shpresuar për një rezultat ndryshe, mirëpo sipas saj, nuk duhet dekurajuar pasi që është konfirmuar se shumë shtete e duan Kosovën në UNESCO.

Reagimi i ambasadores gjermane:

Sikurse shumë njerëz në Kosovë, në Evropë dhe në pjesë tjera të botës, ne shpresonim për një rezultat ndryshe të votimit të djeshëm në UNESCO. Gjithsesi, përkundër kësaj pengese, është e rëndësishme të theksohet se, fushata pozitive dhe profesionale e Kosovës ka bindur shumicën e anëtarëve se Kosova do të ishte një anëtare e vlefshme e UNESCO-s. 92 shtete janë të bindura se Kosova është anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, e cila përpiqet të promovojë edukimin, kërkimin dhe kulturën, si dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore. Ne do të mbështesim Kosovën të vazhdojë në këtë rrugë në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s në të ardhmen. Si gjermanë, ne e dimë nga historia jonë e kohëve të fundit se “Gjërat e mira marrin kohë”.