Vieri: Ja çfarë do të ndodh në futboll pas pensionimit të Messit dhe CR7

Christian Vieri, një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur Italia, ka thënë se futbolli pas pensionimit të Lionel Messit dhe Cristano Ronaldos, nuk do të jetë më i njëjtë.

Sport

06/09/2019 10:31

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbi dhjetë vite që dominojnë futbollin në nivelet më të larta.

Debatet më të mëdha në këto vite, kanë qenë se cili prej tyre është më i miri në histori të futbollit.

“Asnjëherë nuk ka pas rivalitet të tillë më parë”, ka deklaruar Vieri, përcjell lajmi.net.

“Këta janë dy lojtarë që kanë shënuar 40 ose 50 në sezon për shumë vite”.

“Kur Messi dhe Ronaldon të dalin në pension me patjetër do të kemi një futboll ndryshe, do të ndodhë një dramë e vërtetë, asgjë nuk do të jetë njësojë”./Lajmi.net/