Viera “humbet toruan” – e godet me shkelm një fans të Evertonit pas ndeshjes
Patrick Viera e ka pasur një moment nervoze pas ndeshjes ndaj Evertonit të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 3-2.

Sport
Anipse ishin duke triumfuar 2-0, Crystal Palace nuk arriti t’i ndalë “The Toffies” për ta marrë një fitore tejet të rëndësishme që i mban edhe më tutje në elitën e futbollit anglez.
Marrë shkas nga vlera e kësaj fitoreje, një fans i Evertonit festoon zëshëm para francezit Viera, i cili pas pak çastesh e godet me shkelm.
Tifozi rrëzohet për një moment në tokë, mirëpo ngrihet shpejt për t’u larguar.
Patrick Vieira kicking an Everton fan to the floor tonight
pic.twitter.com/4gncryw62X— Football Fights (@footbalIfights) May 19, 2022
Pas këtij triumfi, “Goodison Park” zhurmoi nga festimet e tifozëve të tyre, që vërshuan drejt fushës me të përfunduar loja. /Lajmi.net/