Viena kritikon planin e Berlinit për taksën mbi transaksionet financiare

23:51 | 21 Janar 2020

Ministri austriak i Financave, Gernot Blümel kritikoi ashpër sot projektin e taksës europiane mbi transaksionet financiare (TTF), i paraqitur nga Berlini në fund të vitit 2019, i cili shpresonte për një ripërtëritje të kësaj teme, në mjerim prej gati dhjetë vitesh.

“Plani i ministrit gjerman të Financave, Olaf Scholz, nuk është i pranueshëm. Ai ndëshkon kursimtarët e vegjël dhe ata të kategorisë mesatare dhe jo bursistët spekulatorë”, theksoi Blümel, para një takimi të ministrave europianë të Financave në Bruksel. Ai kërkoi për një propozim të ri, duke kërcënuar se, në të kundërt, do t’u mbyllte derën negociatave.