Vidic, çfarë të ka ndodhur?

Nemanja Vidic erdhi si përforcim i madh në Inter. Por, me paraqitjet e deritashme, qendërmbrojtësi serb është shfaqur shumë dobët.

Sport

01/10/2014 15:52

Nemanja Vidic ishte aq i lumtur rreth largimit nga Manchester United për në Inter sa që e njoftoi lëvizjen gjashtë muaj para realizimit.

Në një ligë ku shquhen mbrojtësit, serbi me paraqitjet e deritashme nuk është askund, nga niveli i tij i zakonshëm. Seriozisht.

Ai fillimisht u përjashtua në debutim në Serie A kundër Torinos pasi duartrokiti në mënyrë ironike një vendim të gjyqtarit.

Pastaj, pas rikthimit nga suspendimi, e humbi topin brenda zonës tek goli i Palermos. Ndërsa në fundjavën e shkuar, shkaktoi një penallti në humbjen nga Cagliari.

Çfarë ka ndodhur me të?