Vidhte “baushtellet”zvicerane, furnizonte shitoret e veta në Kosovë

Ka vjedhur nëpër “baushtellet” e Zvicrës dhe me gjësendet e vjedhura atje ka hapur shitore për material ndërtimor në Kosovë. Kështu akuzohet të ketë vepruar një kosovar 40 vjeçar së bashku me bashkëpunëtorë të tij nga viti 2007 deri në vitin 2011. Zona ku ka vepruar ai ka qenë Zvicra qendrore kantoni i Aargaut dhe ai i Cyrihut.

Lajme

16/09/2015 09:48

Të hënën Gjykata Penale e Schwyz-it ka zhvilluar procesin gjyqësor ndaj kosovarit por pa praninë e tij, shkruan gazeta “Neue Luzerner Zeitung”.

Ndër artikujt që ai ka vjedhur janë prizat elektrike, llambat, makinat e kafesë, vegla si turjela elektrike por edhe kuzhina komplete dhe një makinë ndërtimi që kushton 20 mijë franga.  Vlera e përgjithshme e materialit të vjedhur llogaritet në  rreth gjysmë milioni franga, transmeton albinfo.ch. Disa nga kolegët e të akuzuarit kryesor janë kapur në shtator të vitit 2011 dhe janë dënuar me procedurë të shkurtuar. Ndërsa kosovari 40 vjeçar ka qenë i dënuar më parë për vjedhje të njëpasnjëshme me dënim pej tre vjet e gjysmë burg. Pasi qe ankuar, ai kishte shkuar në Kosovë ku vazhdin të qëndrojë edhe sot.

Pasi që ndërkohë u bënë të njohura edhe vjedhjet e reja në “Baushtelle” (sheshe ndërtimi) , Gjykata e Schwyzit ka rinisur procesin ndaj tij. Sipas prokurores, kosovari  e ka bartur fillimisht mallin e vjedhur me një automjet në një depo në Büron të Kantonit Lucern, përcjell albinfo.ch shkrimin e LNZ. Prej aty ai e ka transportuar atë me një kamion për në Kosovë.

Sipas akuzës, i përmenduri ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë të cilën e ka pajisur me gjësendet e vjedhura në Zvicër. Veç kësaj, ai ka udhëhequr dy shitore të materaileve ndërtimore, në të cilat ka shitur po ashtu mallra të vjedhura. Në mes tjerash atje janë gjetur mallra në të cilat shihen mbishkrimet e një kantieri zviceran të ndërtimit për ku ato ishn porositur.

Prokurorja ka kërkuar dënim me 26 muaj burg për personin e akuzuar. Ky dënim do të plotësonte atë që i ishte shqiptuar vite më parë nga Gjykata e Lucernit, kështu që dënimi i kumuluar do të ishte 5 vjet e gjashtë muaj burg. Sipas prokurores dëshmitë janë bindëse edhe pse i gjykuari, i cili është marrë në pyetje në Kosovë, nuk e ka pranuar veprën me të cilë ngarkohet. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni se prej nga e ka prejardhjen malli dhe se shitoret i takojnë në kushëriri të tij.

Avokati i tij për nga detyra zyrtare ka kërkuar 15 muaj burg për klientin e tij. Vendimi gjyqësor për kosovarin do të jepet në formën me shkrim. /albinfo