Vidhet zërimi në xhaminë e Pejës

Thirrja nuk u dëgjua në dy ditët e fundit nga xhamia në Pejë.

Lajme

12/09/2019 10:09

Në një xhami të Pejës ka ndodhur një vjedhje e rendë.

Policia ka njoftuar se në xhami është vjedhur zërimi të hënën.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar për vjedhje të rendë. /Lajmi.net/