Vidhen stoli ari me vlerë 4000 eurove

Një dëm prej 240 mijë denarësh në polici denoncoi R.B (37) nga Tetova pasi që tani për tani autorë të panjohur dje në periudhën prej orës 13 dhe 14 kanë kryer grabitje të rëndë të stolive nga banesa e saj në rrugën “Vllezërit Milladinov” në Tetovë.

Lajme

17/10/2015 18:42

Siç informon sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifoski, autorët tani për tani në mënyrë të pakonfirmuar ende, sigurisht me ndonjë send të përshtatshëme kanë hapur derën e hyrjes së banesës dhe pas kërkimit të plotë në të gjitha ambientet nga dhoma e punës kanë vjedhur stolitë, që sipas pronares së tyre kan pasur vlerë prej 240 mijë denarësh.

Me stolitë e vjedhura autorët e krimit janë larguar nga banesa.

Pas denoncimit, policia ka kryer kontroll dhe po punon në ndriçimin e rastit dhe në zbulimin e autorit.