Vidhen barna në depo të Ministrisë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, për shkak se kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh…

Lajme

01/12/2022 10:29

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, për shkak se kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.

Njësiti policor nga të dyshuarit, në cilësi të provave materiale ka sekuestruar barnat që i kishin vjedhur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.