Vidhen 130 euro dhe dy orë dore në një xhami në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të shtunën, në Fushë Kosovë, persona të panjohur kanë depërtuar në një xhami përmes një dritareje dhe kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore. Bëhet e ditur poashtu se policia ka nisur hetimet rastin. Njoftimi i plotë: Fushë Kosovë / 01.11.2025…

Lajme

02/11/2025 09:24

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të shtunën, në Fushë Kosovë, persona të panjohur kanë depërtuar në një xhami përmes një dritareje dhe kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore.

Bëhet e ditur poashtu se policia ka nisur hetimet rastin.

Njoftimi i plotë:

Fushë Kosovë / 01.11.2025 – NN. Raportohet se persona të panjohur me përdorim force përmes një dritareje kanë depërtuar në një zyrë të objektit fetar (xhamisë), dhe nga ty kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore. Rasti është duke u hetuar.