Videot e presidentit ukrainas, Zelenskyy në “Dancing with the Stars” dhe “Paddington” po bëjnë xhiro në rrjetet sociale

Videot e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në industrinë e argëtimit u bënë virale gjatë fundjavës, ndërkohë që ka marrë vlerësime të mëdha nga njerëzit në mbarë botën për udhëheqjen e vendit mes sulmeve nga Rusia.

ShowBiz

01/03/2022 11:49

Para se të zgjidhej president, Zelenskyy pati një karrierë të frytshme si artist, duke luajtur në disa filma dhe seri televizive ukrainase, përfshirë komedinë popullore “Servant of the people”, e cila përfundoi në 2019 – vitin kur filloi dhe fitoi zgjedhjet e tij presidenciale.

Siç vunë në dukje shumë në rrjetet sociale, Volodymyr fitoi gjithashtu versionin ukrainas të “Dancing with the Stars” në 2006 dhe bëri zërin e ariut në “Paddington”.

Një zëdhënës i StudioCanal, i cili e realizoi “Paddington”, konfirmoi në një deklaratë të hënën se Zelenskyy ishte zëri pas ariut.

Lajmi erdhi si befasi për shumë njerëz në mediat sociale, përfshirë aktorin Hugh Bonneville, i cili luajti prindin kujdestar të ariut në “Paddington”.

“Deri sot nuk e kisha idenë se kush e bëri zërin e @paddingtonbear në Ukrainë”, shkroi Bonneville të dielën në Twitter. “Duke folur për veten time, faleminderit President Zelenskiy.
#PaddingtonBear”.

Shumë të tjerë shprehën kënaqësinë duke parë Zelenskyy teksa performonte në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës.

“Kështu që me sa duket Zelenskyy fitoi versionin ukrainas të Dancing with the Stars në 2006 dhe videoja është edhe më e mirë se çfarëdo që po imagjinoni”, shkroi një person në Twitter.

YouTube player