Videoja që po ‘çmend’ botën, i vdekuri flet nga arkivoli: Më nxirrini nga këtu, është shumë errët

Personat që ishin mbledhur për t'i dhënë lamtumirën e fundit një personi në Irlandë mbetën të shokuar kur e dëgjuan zërin e tij nga varri.

Fun

18/10/2019 16:50

“Më nxirrni jashtë kësaj, kutie të mallkuar është shumë errët këtu”- u dëgjua nga arkivoli i Shay Bradley, i cili kishte vdekur me 12 tetor.

Ai e kishte incizuar zërin e tij para se të vdiste. Familjarët e tij treguan se Shay ka qenë i sëmurë për 3 vite dhe e ka ditur që do të vdes, raporton “Sky news”, transmeton lajmi.net.

Duke qenë se ai gjithmonë ka qenë një person i buzëqeshur dhe qesharak, ai ka dashur që në varrimin e tij të mos qaj askush, për këtë arsye e ka incizuar zërin e tij duke i bërë të gjithë të qeshnin.

Në incizim u dëgjua “Ku dreqi jam kështu, a jam duke e dëgjuar një prift, Shay po flet jam në arkivol”. Dhe më pas u përcjell me një këngë: “Tung, tung përsëri, jam unë duke thënë lamtumirë për herë të fundit.”

Duke u siguruar që e ka bërë familjen dhe të afërmit të qeshin për herë të fundit, ai u largua në paqe. /Lajmi.net/