Videoja që e bëri me lot Rafa Nadalin në finalen e US Open

Rafa Nadal u kaplua me emocion pasi shikoi një video ku u treguan të gjitha sukseset e tij.

Sport

09/09/2019 13:17

Spanjolli fitoi titullin e 19-të të Grand Slam 7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4 ndaj rusit Daniil Medvedev në finalen e US Open në New York mbrëmë.

Pasi triumfoi në French Open muajt e kaluar, Nadal tani është vetëm një Grand Slam larg barazimit të rekordit të të gjitha kohërave të Roger Federer me 20 sosh, transmeton lajmi.net.

“Ka qenë një nga netët më emocionuese në karrierën time në tenis”, tha Nadal.

“Ka qenë një finale e mahnitshme. Ka qenë një ndeshje e çmendur”.

Më poshtë videoja dhe momenti kur Nadal emocionohet pas fitimit të US Open. /Lajmi.net/