Videoja e dytë e skandalit të QSUT-së, djemtë në taksi me vajzën
Publikimi i videos, ku disa djem shfaqeshin duke ngacmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare që ishte shtruar në spital tërhoqi mjaft vëmendje, duke u kthyer në një skandal të madh. Siç duket edhe nga videoja, djemtë që ishin shokët e vajzës, e shoqëruan atë në spital pasi ishte ndierë keq nga abuzimi me alkoolin.
Lajme
Evarsit Pasha, i cili ndodhet në qeli me masën “arrest me burg” dhe Albi Boçaj e Patrik Kaço, të cilët janë në liri me kusht. Të përfshirë janë edhe Andi Bushaj dhe Dejvi Lame, të cilët po ashtu janë në qeli me masë sigurie “arrest me burg”.
Të pestë personat janë të dyshuar si të përfshirë në skandalin e videos së regjistruar në urgjencën e QSUT-së, ku shfaqet një vajzë në gjendje shoku e shtrirë në shtrat, ndërsa të akuzuarit prekin vajzën në vendet intime.
Në videon e regjistruar në prill 2014 në spitalin publik të Tiranës, dallohet që i dyshuari Pasha, sekser i një agjencie funeralesh në afërsi të QSUT-së si dhe Bashaj e Lame, shokët e vajzës në fjalë, e cila ishte në një situatë humbje vetëdijeje, pas konsumimit të një sasie të madhe alkooli, e prekin atë në vende intime.
Mbi ta rëndon akuza e “ngacmimit seksual”.
Por, një video e dytë që “Shekulli Online”, e disponon por që për shkak të përmbajtjes së saj nuk mund ta publikojë, Bashaj dhe Lame abuzojnë akoma edhe më rëndë me adoleshenten. Videoja e dytë është filmuar në taksi, teksa transportonin vajzën për në urgjencë.