Video që tregon të dashurën e sulmuesit të Parisit në Aeroportin e Stambollit

Një video e re e publikuar së fundi tregon largimin nga Franca të dashurës së pengmarrësit në një supermarket të Parisit, i cili vrau katër prej tyre. 

Bota

12/01/2015 15:24

Video tregon 26-vjeçaren Hayat Boumeddiene, partneren e Amedy Coulibaly, duke arritur në aeroportin e Stambollit, më 2 janar, rreth një javë para sulmeve në Paris. Ajo tani është duke u kërkuar nga policia, raporton SkyNews, transmeton lajmi.net. 

Coulibaly, 32 vjeçar, kishte qëlluar për vdekje një police në Parisin jugor, përpara se të vriste edhe katër pengje në një supermarket hebre. 

Ai pastaj u qëllua për vdekje me të paktën 40 plumba nga policia franceze. 

Boumeddiene mbërriti në Stamboll nga Madridi dhe qëndroi në një hotel.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka thënë se ajo kaloi në Siri më 8 janar. (lajmi.net)