Video që tregon kur Luis Enrique tentoi ta godas Joao Pedron e Chelseat

Finalja e Kupës së Botës për klube i takoi Chelseat, që e deklasoi fituesin e Champions Leagues, Paris Saint Germain, me rezultat 3:0. Pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një skenë jo e mirë mes trajnerit të PSG-së, Luis Enrique, dhe futbollistit të “Bluve të Londrës”, Joao Pedro. Nuk dihet saktësisht se cila ka qenë arsyeja,…

Sport

15/07/2025 09:25

Finalja e Kupës së Botës për klube i takoi Chelseat, që e deklasoi fituesin e Champions Leagues, Paris Saint Germain, me rezultat 3:0.

Pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi një skenë jo e mirë mes trajnerit të PSG-së, Luis Enrique, dhe futbollistit të “Bluve të Londrës”, Joao Pedro.

Nuk dihet saktësisht se cila ka qenë arsyeja, por strategu spanjoll iu vërsul lojtarit kundërshtar.

Siç raportohet, Enrique kishte tentuar ta kapte për fyti portugezin.

Ky i fundit ra përtokë menjëherë.

Situata u përshkallëzua për një moment, por reagimi i menjëhershëm i lojtarëve dhe stafit të të dyja skuadrave ndihmoi në qetësimin e tensioneve.

Luis Enrique u largua nga skena e incidentit, ndërsa Joao Pedro mori ndihmën e parë në fushë.

YouTube player