Video që ngre dyshimet, a është Nicki Minaj në pritje të një fëmije?

Dyshohet se Nicki Minaj është shtatzënë.

ShowBiz

25/02/2020 23:53

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, mund të jetë duke pritur një fëmijë me bashkëshortin, Kenneth Petty. Shkak për këto lajme është bërë një video e publikuar nga vetë Nicki në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo kishte filmuar partnerin i cili kishte vendosur dorën mbi barkun e saj dhe e përkëdhelte, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se çifti po pret një fëmijë, transmeton lapsi. Fansat kanë vërshuar në komente duke e pyetur për shtatzëninë, mirëpo Nicki ka vendosur të na lërë ende kuriozë.

I vetmi detaj që 37-vjeçarja ka treguar është se dyshja po fluturonte drejt Trinidad, ndërsa më pas lajmëroi fansat në këtë vend se kishin mbërritur. Më herët, Minaj ka treguar gjatë intervistave dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë.

https://www.instagram.com/p/B86QenLHa1S/?utm_source=ig_embed