Video që është bërë virale, djaloshi me sindromë Down duke e mbështetur shokun e klasës me autizëm

Pamje e një djaloshi me Sindromë Down duke e mbështetur shokun e tij të klasës me autizëm, është bërë virale duke ngrohur zemra e milionave njerëzve të cilët kanë parë këtë video.

Fun

06/12/2019 20:58

E incizuar nga një mësues në Meksiko, i riu i kujdesshëm shihet duke u përpjekur ta qetësoj shokun e tij i cili po qante dhe duke ia fshirë lotët.

Dashuria dhe empatia e shfaqur në këtë video ka prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën, duke reflektuar tek çdo kush që ka njohur një fëmijë me nevoja të veçanta.

Ju mund ta shikoni këtu videon e cila është shikuar nga 20 milionë njerëz. /Lajmi.net/